Rindërtimi në Durrës/ Rama jep lajmin e mirë: 157 pallate përfundojnë në fillim të janarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e komanduar, Emiriana Sako ka inspektuar procesin e rindërtimit në Durrës.

Rama është përqëndruar tek puna me pallatet në qytetin bregdetar. Ai thotë se 458 pallate në shtatë lote po meremetohen së brendshmi dhe po transformohen si brenda e jashtë.

Ai garanton se 157 pallate të dy loteve të fundit në Durrës përfundojnë në fillim të janarit teksa në total janë 615 që sipas kryeministrot do jenë shumë më të sigurtë e të bukur se nata tragjike e 26 nëntorit.

“Durrës – Duke ndjekur vijimin e punimeve në ambjentet e përbashkëta të banimit.

458 pallate në shtatë lote, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen në mjediset e brendshme dhe nga pamja e jashtme, bashkë me 157 pallatet të dy loteve të fundit që përfundojnë në fillim të janarit dhe plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar.”, shkruan Rama.

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Berisha shmang përgjigjen për ‘non gratën’: U dënua vendimi i Blinken, s’kam kërkuar vizë

Në një deklaratë publike, Partia Demokratike sot bëri me dije se Sali Berisha tashmë mund të udhëtojë i lirë...

“Nuk dua të vdes i pasur”, Bill Gates do japë 200 miliardë dollarë për të varfrit

Miliarderi amerikan, Bill Gates, u zotua të enjten se do ta japë gati tërë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme dhe...

Zgjedhjet e 11 majit, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Lezhës

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani zhvilloi të enjten një takim me drejtues të Prokurorisë së juridiksionit të Përgjithshëm dhe drejtuesit e policisë...

A po gënjen Berisha? Në faqen zyrtare të DASH vijon të jetë vendimi non grata

Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit vijon të jetë vendimi i vitit 2021, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha thotë se mund të udhëtojë...

SPAK, prangat e para për blerje votash! Hetime në Malësi të Madhe, Mjedë e Barbullush

Hetimet për krime zgjedhore nuk po kryhen vetëm në letra e në tavolina prokurorësh, por kanë zbritur edhe në terren. Mëngjesin e kësaj të enjteje,...

Lajme të tjera

Web TV