Si ndihet Alket Hyseni kur shikon njerëz të varfër?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një pyetje për të gjithë politikanët tani që jemi përpara zgjedhjeve dhe që bëjnë premtime. Si ndihen kur shikojnë varfëri? Këtë pyetje gazetari Roland Qafoku ia ka drejtuar edhe Alket Hysenit, deputetit të PS. Gjatë emisionit HARD TALK,  ky i fundit u përgjigj:

 

-Si ndiheni kur shikoni varfëri?

-Ne nuk jemi as parti e varfër as e pasur. Ne jemi parti që përgjithësisht mbështetemi te shtresat e mesme dhe të varfra. Ne nuk anatemojmë as të pasurit, përkundrazi, ne dashurojmë të varfrit. Megjithatë, programi jonë është i mirëfilltë social. Si deputet që prek çdo ditë njerëz të varfër, takoj çdo ditë njerëz të varfër, shkoj nëpër lagje, nëpër rrugica, nëpër njerëz që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë të pamundur të punojnë, dhe realisht nuk më vjen mirë që në 2020 ne nuk jemi aty ku mendonim se mund të ishim para 5 vitesh, para 7 vitesh, para 15 vitesh. Patjetër që ne si shtet dhe si shoqëri duhet të bëjmë më shumë kundrejt të varfërve, kundrejt të papunëve, kundrejt personave me aftësi të kufizuar, kundrejt pensionistëve, pra në përgjithësi kundrejt shtresave vunerabël. Unë në mandatin e tretë do bëj detyrën time si deputet, por edhe një grup shokësh për t’i dhënë fokus më tepër social programit tonë edhe më shumë, por edhe për të rritur edhe më shumë investimet publike në drejti të uljes së varfërisë dhe të mbështetjes sociale të shtresave në nevojë sepse realisht ka akoma varfëri./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që goditi ishullin e Kretës këtë të enjte shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Të trembur nga lëkundjet e forta...

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV