Austria ‘përvesh mëngët’/ Planifikon vaksinimin e popullsisë që në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rudolf Anschober.

Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët, transmeton AFP.

Ky shtet do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit, sipas Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë.

“Ka shumë mundësi që të nisim në janar”, ka thënë ministri Anschober.

“Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.

Auer, që është nën-president i Komitetit të BE-së për blerje të vaksinave, ka thënë edhe se:

“Ne natyrisht se do të fillojmë me njerëzit më të vjetër, me ata mbi moshën 65-vjeçare, në veçanti me banorët e shtëpive të kujdesit, si dhe ata që punojnë aty”.

“Grupi i dytë i shënjestruar përbën sektorin shëndetësor dhe grupet e rrezikuara”.

Sipas tij, vaksinat për grupet jo të rrezikuara, do të jenë të disponueshme rreth muajit prill.

Aktualisht, gjatë valës së dytë të pandemisë, Austria do të nisë testimin në masë, në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet austriake kanë regjistruar të martën, 4,377 raste pozitive, për dallim nga 5,984 shtatë ditë më parë, kur ky shtet ka pasur një prej shifrave më të larta të të infektuarve për kokë banori në nivel botëror.

Numri i të vdekurve një ditë më parë ka qenë 118.

Lexo edhe :  Putin dhe Trump ndryshojnë mendje, nuk marrin pjesë në bisedimet për paqen në Turqi

Sipas kufizimeve të reja, që kanë nisur së aplikuari nga muaji nëntor, restorantet dhe baret, hotelet, organizimet sportive dhe ato kulturore, janë ndalur, ndonëse numri i të infektuarve ka vazhduar të rritet./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV