Jeta e El Chapos në qeli, ja si i kalon 23 orë mes katër mureve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafikanti meksikan i drogës, Joaquín el “Chapo” Guzmán Loera, u dënua me burgim të përjetshëm në korrik të 2019. Avokati i tij, Jeffrey Litchman, ka zbuluar se si është një ditë normale për ‘El Chapon’ në burg ku i lejohet vetëm 1 orë në ditë të shohë dritën e diellit.

Në llogarinë e tij në Twitter, duke cituar Lichtman, gazetari Keegan Hamilton, i cili mbuloi të ashtuquajturin gjyq të shekullit, shkroi se trafikanti më i madh i drogës në botë, e kalon kohën e tij të lirë duke punuar në apelin e tij të gjyqit në të cilin ai u dënua me burgim të përjetshëm.

“(El Chapo po ndihmon), duke punuar në dokumentet nga qelia e tij”, tha mbrojtësi që komentoi në gjyq se “ishin Shtetet e Bashkuara që përpiqeshin t’i tregonin botës se sa i veçantë dhe i drejtë ishte sistemi i saj”, tha Lichtman.

Guzmán Loera do të apelojë në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara, çështjen e tij të 22 korrikut 2019, për sjelljen e pahijshme të gjykimit kundër tij në Gjykatën e Qarkut Lindor të Nju Jorkut.

Jeffrey Lichtman ka këmbëngulur se klienti i tij nuk kishte një gjykim të drejtë, pasi të paktën pesë nga anëtarët e jurisë shkelën ligjin gjatë procesit.

Anëtarët e jurisë më 12 shkurt 2019, shpallën Chapo Guzmán unanimisht fajtor për 10 krime në lidhje me trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Gjykatësi Cogan urdhëroi 12 anëtarët e jurisë të mos e shqyrtojnë çështjen në media ose në rrjetet sociale dhe të mos flasin me njëri-tjetrin për këtë, me qëllim që vendimi të vendoset vetëm mbi provat e paraqitura nga Prokuroria e Nju Jorkut.

Sidoqoftë, në një intervistë me Keegan Hamilton, një nga anëtarët e jurisë deklaroi nën anonimitet se ai, si dhe kolegët e tjerë të tij, i shkelën këto rregulla.

Lexo edhe :  A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Ai i tregoi gazetarit se të dy ai dhe disa nga kolegët e tij folën me disa reporterë që mbuluan procesin. Nga ana e saj, juria siguroi që ky informacion nuk ndikoi në vendimin përfundimtar që ata morën./r.g/Fjala.al

Të fundit

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë Superiore, ja risitë e “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me...

Lajme të tjera

Web TV