Numri i lartë i viktimave/ Basha nuk ndryshon mendim: Numrat e fshehur janë më keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas numrit të lartë të viktimave të raportuara ditën e martë, duke u shprehur se numrat e fshehur nga qeveria sipas tij, janë shumë më keq.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm.

“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtet që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.”, shkruan Basha.

Kujtojmë që në vendin tonë është shënuar një rekord prej 19 viktimash dhe 744 rastesh të reja pozitive. Kryedemokrati Basha ka shkëmbyer shpesh replika me mazhorancën dhe kryeministrin Rama. Ai pretendon se numri real i viktimave nuk raportohet nga qeveria, ndërkohë që kreu i qeverisë i ka konsideruar këto akuza antidemokratike dhe çnjerëzore.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

Nga Leonard Veizi Ai nuk është më... fizikisht. Sepse u largua nga kjo jetë pikërisht datën e 1 shtatorit 2025,...

“Plejadës së artistëve iu shkëput një yll”, Begaj reagon për vdekjen e Dhimitër Anagnosti

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të...

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Lajme të tjera

Web TV