“Shkoni në Kinë sa më shpejt”, OBSH thirrje ekspertëve kombëtarë të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertë ndërkombëtarë të virologjisë pritet të shkojnë së shpejti në Kinë për të hetuar në lidhje me origjinën e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), i ka bërë thirrje ekspertëve që të shkojnë sa më parë në Kinë, për të nisur nga puna.

OBSH tha se kishte marrë sigurinë nga Pekini se ekspertët janë në gjendje të udhëtojnë drejt Kinës.

Ne presim plotësisht dhe kemi siguri nga kolegët tanë kinezë që do të na krijojnë të gjitha lehtësitë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori i urgjencave i OBSH, Michael Rayn.

Më herët OBSH ka kritikuar Europën dhe përgjigjen e saj ndaj pandemisë, duke nënvijëzuar faktin se nuk arritën të përfitonin nga stina e verës dhe qetësia e saj për të parandaluar valën e dytë.

David Nabarro, zëdhënës i OBSH ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me një valë të tretë vdekjeprurëse të pandemisë në fillim të vitit 2021.

Teksa u morën me valën e parë nuk u kujdesën për të dytën. Historia mund të përsëritet me një valë të tretë nëse nuk ndërtohet infrastruktura e nevojshme”, tha Nabarro.

Për pak kohë, Europa u qetësua disi nga rastet me Covid-19, por aktualisht mbeten në rritje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV