Covid-19/ Në Belgjikë policia mund të trokasë në derë për të kontrolluar se sa persona janë ulur në tryezën e Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belgjika është një nga shtetet europiane që i ka dhënë të drejtë autoriteteve policore në vend që natën e Krishtlindjeve, po qe nevoja, të trokasin derë më derë për të kontrolluar se sa persona janë ulur në tryezën festive, në kuadër të masave paraprake që janë marrë për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm, Annelies Verlinden përgjatë një interviste me “De Zondag”.

Policët ndoshta nuk do të kenë mundësi të futen në shtëpi, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë, por nëse ata do të dyshojnë diku, sigurisht që do t’i bien ziles”, shpjegoi ministri.

Verlinden tha se dëshira jonë e madhe është që t’i lejojmë qytetarët të festojnë të qetë dhe pa i trazuar Krishtlindjet me njerëzit e tyre të dashur.

Por, s’mund të mos marrim në konsideratë edhe shenjat paralajmëruese të spitaleve tona, edhe pse mendojmë se do të gjejmë një ekuilibër”, tha ai.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, shpërndau fjalët e ministrit, duke specifikuar se do duhet të presim edhe pak, të paktën deri sa të vijë vaksina.

Shumica e dozave të vaksinës nuk do të arrijnë deri në mesin e vitit 2021, kështu që ne do të duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe vigjilentë për një kohë relativisht të gjatë”, theksoi De Croo. /Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV