Kastrioti thyen Skënderbeun në betejën e Korçës, nuk i ndahen Vllaznisë kryesuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krutanët fitojnë 2-1 në një duel nervash, vendasit e luajnë pjesën e dytë me 10 lojtarë. Kastrioti ka korrur fitoren e 3-të në këto 4 javë të para të këtij sezoni të Kategorisë Superiore, teksa ka mundur 2-1 Skënderbeun në takimin e luajtur të mërkurën në Korçë. Në fakt, ndeshja ka nisur më mirë për krutanët, të cilët kanë patur një pretendim të diskutueshëm për një 11-metërsh, por të hedhur poshtë nga gjyqtari nga Laver Alla, në minutën 9-të.

Ndërsa 7 minuta më pas, një mosmarrëveshje e portierit dhe mbrojtësve vendas për pak sa i jep mundësi Da Silvës të shënojë. Duhet theksuar se, brenda 24 minutave të para, trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, detyrohet të bëjë dy zëvendësime, teksa Bojomo dhe Çela lënë fushën të dëmtuar. Kastrioti vazhdon të provojë me anë të Plakut dhe Mehmetit dhe do ta gjejë golin në 6 minuta para fundit të pjesës së parë, me anë të Da Silvës, që shfrytëzon një gabim në mbrojtje nga ana e Qaqit, duke përshëndetur rrjetën.

Me epërsinë minimale të miqve do të mbyllet pjesa e parë, por e dyta nis më mirë për Skënderbeun, që do të rrezikojë, 3 herë brenda 10 minutave të parë, me Mensanë, Marën dhe Pusin, por pa e mposhtur dot kryeqytetasin e portës krutane, veteranin Isli Hidi. Por detyra e vendasve do të vështirësohet në minutën e 55-të, kur Mensah del nga loja me karton të kuq për një gjest antisportiv në dëm të kundërshtarit. Kastrioti e rrëmben menjëherë mundësinë që i paraqitet dhe, pasi Plaku e ka vënë në provë, por pa e mposhtur dot Dajsinanin në minutën e 58-të, është Okebugu që e bën një gjë të tillë, duke dyfishuar epërsinë e miqve vetëm 3 minuta më pas.

Lexo edhe :  Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Gjysmëora e mbetur e lojës do të shohë krutanët të administrojnë epërsinë përballë një Skënderbeu që, ndonëse me një lojtar më pak, do ta synojë sidoqoftë portën e Hidit me anë të Çelës, pastaj të Marës dhe do ta arrijë ta gjejë rrugën e rrjetës, por vetëm në minutën e 4-t shtesë, me anë Armah. Është shumë pak dhe shumë vonë për Skënderbeun, që mundet -1-2 nga Kastrioti dhe mbetet në kuotën e 4 pikëve të marra në po aq ndeshje, ndërsa krutanët kanë grumbulluar 8 nga 12 të mundshme, por vijojnë të mos e njohin humbjen.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV