Komisioni për raportin e Dick Marty/ Konferenca e Kryetarëve fut në rend dite kërkesën e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Kryetarëve ka pranuar dhe ka futur në rend dite në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për raportin e Dick Martyt. Ky komision u kërkua nga Partia Socialiste, ndërsa kreu i grupit parlamentar të selisë rozë, Taulant Balla depozitoi në Kuvend kërkesën.

Kërkesa për ngritjen e Komisionit u firmos nga ana e 18 deputetëve të parlamentit shqiptar. Ky komision do ngrihet për hetimet e Dick Martyt ndaj krimeve të supozuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve miratoi edhe programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor- 18 dhjetor 2020.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se “Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Deputetët rikthehen në Kuvend pas 2 muajsh fushatë! Çfarë nuk u pa nga seanca

Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e larta. Deputetët u...

Meçe: Parlamenti nuk do gjejë paqe me Berishën, ja kauza e opozitës

Analisti Arben Meçe, në “News Line” në ABC News, komentoi seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nuk munguar reagime apo revoltat nga opozita. Ishte ish-kryeministri...

Spoti me të moshuarin, Edona Bilali: S’jeni të përgatitur për këtë lloj humori!

Edona Bilali nuk e fitoi vendin e saj si deputete në sesionin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare. Për gazetarët ajo tha se: “Dua të përgëzoj...

Goditje para finales së madhe, Inter zyrtarizon transferimin e sulmuesit të Marseille

Interi ka arritur një marrëveshje me Olympique Marseille për transferimin e anësorit brazilian Luis Henrique. Zikaltërit do të paguajnë 23 milionë euro plus 2...

Siguria në shkolla/ Certifikohen 77 oficerë të rinj, Manastirliu: Rrisim në 400 numrin

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes, certifikuan sot 77 oficerë të rinj sigurie, që do...

Lajme të tjera

Web TV