Liga e Kampioneve, kualifikohen 4 të parat, Sevilja, Çellsi, Barcelona e Juventusi, që tani në 16-she

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen takimet e 4-ta, Sevilja, Çellsi, Barcelona e Juventusi, që tani në turin e 16-shes. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e 4-ta në grupet E, F, G dhe H, duke njohur edhe disa prej skuadrave që e kanë siguruar që tani vendin në fazën tjetër, atë me eliminim të drejtpërdrejtë.

Kështu, dy ekipet e para që kanë siguruar vendin e tyre në turin e 16-shes, edhe pse janë për t’u luajtur edhe dy ndeshje, janë dy ekipet e grupit E, aty ku Sevilja dhe Çellsi kanë korrur fitore identike, 2-1 në fushë të huaj, përkatësisht ndaj Krasnodarit dhe Renës. Dy gola të shënuar në fillimin e minutave shtesë për anglezët dhe në fundin e tyre për spanjollët, u kanë mjaftuar të dyja skuadrave të ngjiten në kuotën e 10 pikëve.

Plot 9 pikë të shkëputura nga dy skuadrat e tjera të grupit, teksa kanë mbetur vetëm 6 pikë në lojë. Kësisoj, të dyja skuadrat do t’i shfrytëzojnë dy ndeshjet e mbetura për të luftuar për vendin e parë në renditje. Një tjetër skuadër që është kualifikuar që tani për në turin e 16-shes, është edhe Barcelona, e cila, ndonëse me një numër titullarësh që i mungonin në Ukrainë, ka fituar thellë, 4-0 në Kiev ndaj Dinamos vendase.

Ajo ka marrë fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve, përtej mundësisë matematikore për t’u arritur nga dy skuadrat e gjysmës së poshtme të renditjes. Në turin tjetër është edhe skuadra tjetër e grupit G, Juventusi, që shmangu një rezultat të papritur në shtëpi me Ferencvaroshin, duke fituar vetëm në fund. Ndërkaq, janë ende të hapura betejat në grupet F dhe H, aty ku përkatësisht Borusia e Dortmundit dhe Lacio dhe Mançester Junajtid janë favorite për një vend në turin tjetër.

Lexo edhe :  Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia/ Mads Pedersen kalon i pari vijën e finishit

l.m/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet marrëveshja e Ramës dhe kryeministrit britanik, firmoset nesër në Tiranë

Kryeministri i Anglisë, Sir Keir Starmer, mbërrin mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral...

Partitë e reja nuk e rritën pjesëmarrjen as në qarkun ku popullsia vetëm rritet

EDUARD ZALOSHNJA - Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti...

“Na vodhi Rama”, kandidatët e PD vazhdojnë me avazin. Balliu: Shohim ku çalojmë…

Disa prej drejtuesve politikë të qarqeve nga Partia Demokratike, kanë folur për mediat para se t’i bashkloeshin mbledhjes urgjente të thirrur nga Sali Berisha...

Sa rriten rrogat dhe pensionet? Rama tregon planin për mandatin e katërt

Në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama listoi të gjitha prioritetet për mandatin e tij të katërt,...

Hulumtimi që habit: Në këtë moshë, pesha juaj flet për jetëgjatësinë tuaj

Një studim i ri vjen për të përcaktuar se si pesha dhe mosha luajnë një rol, në jetëgjatësinë e një personi. Akumulimi i peshës para...

Lajme të tjera

Web TV