Nxirreni Shqipërinë nga kolapsi kushtetues para zgjedhjeve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Halit Valteri

E krijuar në vitin 1992, Gjykata Kushtetuese është bërë shpesh pjesë e lojës politike. Anëtarët e saj janë emëruar nga ndikime dhe ndërhyrje politike apo kryetarë të saj janë bërë pjesë e sulmeve të paprecedente politike siç ishte rasti i Fehmi Abdiut për të cilin ka pasur akuza të forta nga Berisha.

Por përtej interesit që kanë në momente të caktuara liderë politikë apo forca partiake, Gjykata Kushtetuese është garanti i rendit kushtetues në Shqipëri. GJK është organi më i lartë i sistemit ligjor që mbron dhe kujdeset për respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Ligjet e vendit përcaktojnë qartë se Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe se kjo gjykatë gëzon pavarësi të plotë organizative, administrative e financiare për realizimin e detyrave të caktuara në Kushtetutë.

Sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese të nxitura nga procesi i vetingut, përcaktohet se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Me nisjen e procesit të vetingut me ligj të posaçëm të miratuar në Parlamentin e Shqipërisë, dalja e gjyqtarit të parë për të dhënë llogari ishte pikërisht një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatë Kushtetuese nuk e kaloi vetingun pasi nuk arriti që të justifikonte dot pasurinë dhe për rrjedhojë në mars 2018 u vendos shkarkimi i tij. Para nisjes së vetingut 17 gjyqtarë dhe prokurorë kishin dhënë dorëheqjen për të shmangur daljen para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mes të cilëve ishin dhe disa anëtar të Gjykatë Kushtetuese dhe bashkë me shkarkimin e Lulos, ky organ doli jashtë funksioni.

Praktikisht që prej mars 2018, Shqipëria ndodhet në kolaps kushtetues. Praktikisht nuk ka asnjë organ që kontroll vendimmarrjet e qeverisë nëse ato janë përtej Kushtetutës.
Nga marsi i 2018, Shqipëria ka pasur shumë sfida kushtetuese, kryesorja është çështja e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 30 qershor 2019. Ky proces zgjedhor ende nuk dihet nëse është mbajtur në përputhje me Kushtetutën apo jo.
Nga ana tjetër me dhjetëra ligje që mazhoranca qeverisëse ka miratuar në Parlament që ndoshta mund të tejkalojnë kushtetutën por askush nuk mund ta thotë këtë me kompetencë.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, e martë 19 janar 2021

Nëse Shqipëria nuk do të ishte një vend me ndikim të madh të ambasadorëve, mungesa e Gjykatës Kushtetuese mund të kishte provokuar trazira të mëdha për të mos thënë edhe më shumë se kaq, pasi praktikisht rendin kushtetuese.
Kushtetuta është ligji më i lartë i vendit! Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian e ka vendosur si kusht themelore vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka katër anëtarë nga nëntë gjithsej dhe nevojiten dhe të paktën dy anëtar të rinj që organi më i lartë ligjvënës në Shqipëri të vihet në funksion. E pikërisht vendimi i parë që kjo gjykatë pritet të marrë lidhet pikërisht me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Një vendim i mundshëm për mosnjohjen e tyre mund ta vërë Shqipërinë në një sfidë të re, jo vetëm për organizimin e zgjedhjeve të reja lokale por shënon një precedent të panjohur më parë.

Nëse dështojnë përpjekjet për të vënë në funksion Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të parashikuar më 25 prill, vendi rrezikon të hyjë në të tjera spirale të kolapsit kushtetuese.
Imagjinoni që votimi të prodhojë një rezultat të paqartë duke bërë kështu nevojën e pajustifikueshme të ekzistencës së kësaj gjykate, ngjashëm e situatën e ndodhur në Kosovë me rrëzimin nga pushtetit të VV-së.

Të fundit

Sali Berisha kujton 21 janarin: Garda veproi sipas ligjit, arsyeja përse qëlluan…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme...

Ish-ambasadori Arvizu kujton 21 janarin: Po sikur aty të ketë një bombë

Ambasadori i SHBA-ve, Alexandër Arvizu teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ ndau përjetimet e tij për protestën e 21 Janarit. Ai ndau momentin...

Protokollet nuk i lejojnë, tifozët e Elbasanit udhëtojnë për të mbështetur skuadrën

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, tifozë të të dyja ekipeve kanë udhëtuar...

33-vjeçarja jep dorëheqjen si mësuese, shet foto nudo në internet

Një 33-vjeçare e cila punonte si mësuese, ka hequr dorë nga profesioni i saj dhe ka nisur punën si modele seksi. Courney Tillia ka...

Biden nuk e largon drejtorin e FBI-së që u emërua nga Trump

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden i ka kërkuar Christopher Wrayt të mbetet në pozitën e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve...

Lajme të tjera

Web TV