Presidenti kinez-Bidenit: SHBA-ja dhe Kina duhet të shmangin përplasjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, përgëzoi të mërkurën presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje.

Në telegramin e tij, Xi tha se të dyja vendet nuk duhet “të përfshihen në asnjë konflikt ose konfrontim, por në respekt të ndërsjellë, dhe në frymën e bashkëpunimit fitimprurës dypalësh, në mënyrë që të promovojnë paqen dhe zhvillimin në botë”.

Presidenti kinez i dërgoi mesazhin e urimit Bidenit dy javë më vonë se disa vende të tjera të mëdha.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë arritur nivelet më të këqija në muajt e fundit, pasi dy superfuqitë kanë shkëmbyer akuza mbi një sërë çështjesh përfshirë luftën tregtare, akuzat e spiunazhit, të drejtat e njeriut, liritë e medias dhe rivalitetin në fushën e teknologjisë.

Të dyja vendet kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për trajtimin e pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit. Uashingtoni fajëson mungesën e transparencës së Kinës gjatë shpërthimit fillestar të epidemisë në Vuhan në fund të vitit të kaluar.

Xi në mesazhin e tij shtoi se “zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve SHBA-Kinë përputhet me interesat themelore të të dy popujve”.

Nënpresidenti kinez, Wang Qishan, gjithashtu i dërgoi një mesazh urimi, Kamala Harris, për zgjedhjen e saj si nënpresidente e SHBA-së, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua./rel

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV