Rama publikon pamje nga marrja e tamponit në banesë, mjekët: Është sfida jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një video ku pasqyrohet momenti kur qytetarëve u merret tamponi nga autoritetet shëndetësore.

Shefi i qeverisë përmes këtij postimi falenderon mjekët dhe të gjithë bluzat e bardha për punën e tyre të bërë në këtë betejë me Covid.

Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një nga mjekët thekson se kohët e fundit duket se ka një ndërgjegjësim ë të madh nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë që të bëjnë testin Covid.

Lidhur me situatën e Covid ne që merremi me punën në terren kemi një rritje të kërkesës së qytetarëve për testime. Ne jemi munduar që të shtojmë kapacitetet e punës sonë për të rritur sa më shumë punën dhe kontaktet në mënyrë që ta vëmë sa më shumë situatën nën kontroll”, ka thënë një mjek.

Ndërkohë mjekët bëjnë apel qytetarëve që të mos ndërhyjnë në punë e tyre dhe të mos dëgjojnë akuzat politike pasi misioni i vetëm i tyre është sfida me koronavirusin.

Nuk dua që të politizohet puna jonë, kjo është puna, sfida dhe lufta jonë do e përballojmë me të gjithë mundësitë që kemi. Nuk dua që njerëzit të merren me numërimin e tamponëve i ftoj të gjithë personat që të më ndjekin mua nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në 2 e 30 të natës për ta parë nga afër punën time”, ka thënë një mjeke që punon për marrjen e tamponit të qytetarëve në terren./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV