Tom Cruise do fluturojë në hapësirë më 2021, për xhirimet e filmit të parë atje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Planet e Tom Cruise dhe Elon Musk për të realizuar një film në hapësirë janë finalizuar. Udhëtimi i aktorit drejt hapësirës është planifikuar që të bëhet në vitin 2021.

Tom Cruise u bashkua me biznesmenin Elon Musk dhe NASA-n për të xhiruar një film të ri në hapësirën kozmike, me regjisor Doug Liman.

Projekti tani është plotësisht në rrugën e tij, pasi Space Shuttle Almanac konfirmoi në Twitter se Stacioni Hapësinor Axiom, i pilotuar nga Michael Lopez-Alegria, do të niset për një mision në tetor 2021 me Cruise dhe Liman në bord.

NASA konfirmoi përfshirjen e tyre në projekt në fillim të këtij viti.


NASA është e ngazëllyer të punojë me TomCruise për të prodhuar një film në bordin e Space Station,”- tha administratori i NASA, Jim Bridenstine.

“Ne kemi nevojë për media të njohura që të frymëzojnë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s,”– shtoi ai.

Nuk dihet ende titulli i filmit, ndërkohë Liman është në procesin e shkrimit të skenarit të filmit.

Buxheti që do shpenzohet për të realizuar filmin mendohet të jetë 200 milionë dollarë./panoramaplus

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV