Interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane. Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion.
Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet. Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk. Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti.
Si funksionon Starlinku?
Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet.
Musk ia pati mundësuar ushtrisë së Ukrainës të shfrytëzonte internetin satelitor pa pagesë në luftë me Rusinë./E.T