Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm për jetën e tij, të drejtuar nga regjisori, Darren Aronofsky.

Kur Deidre Behar e ET pyeti se kush duhet ta portretizojë atë në ekranin e madh, Musk e shmangi pyetjen, duke u përgjigjur: “Kush mendoni se duhet të luajë?” Megjithatë, kur u ngrit sugjerimi i Bradley Cooper, Musk nuk mundi të mos qeshte, duke u përgjigjur me sugjerimin e tij, “Uh, po për Benedict Cumberbatch?”

Mes të qeshurave, Musk më pas iu drejtua drejtpërdrejt Cumberbatch përmes kamerës, duke i thënë: “Në rregull, Benedict, çfarë mendon?”

Musk ndau gjithashtu një vështrim në përpjekjet e tij për eksplorimin e hapësirës, duke zbuluar diskutimet me Tom Cruise rreth filmimit të një filmi Mission: Impossible në hapësirë. Musk bëri të ditur, “Tom Cruise ka thënë se dëshiron të bëjë Misioni Impossible në hapësirë. Ne kemi pasur disa diskutime, por nuk jam i sigurt.”

Historia e miliarderit të teknologjisë do të përshtatet në një film të bazuar në librin e Walter Isaacson, Elon Musk, dhe me regji dhe prodhuar nga Aronofsky./E.Ç

Të fundit

Veliaj: Pata sot mundësinë të tregoj në SPAK punën e bashkisë

Pasi u paraqit në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në mbledhjen online të...

Protesta para bashkisë/ Veliaj: Janë stan me lepuj, kanë nostalgji Tiranën e 94-ës

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve...

Dhunë e molotov para bashkisë, Frrok Çupi: Protesta bëhet për t’i rënë në sy Berishës

Dhunën dhe molotovin para Bashkisë së Tiranës, analisti Frrok Çupi e sheh si një provë gjenerale mes Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, për të...

Konfirmohet mungesa e parë, mbrojtësi bavarez nuk do të luajë ndaj Real Madridit

Vetëm disa orë na ndajnë para përballjes mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Para asaj që njihet ndryshe si ‘klasikja e futbollit evropian’, Bayerni ka...

Emërohet drejtori i ri i NASA në Misisipi

John Bailey është emëruar drejtori i ri i NASA-s i Qendrës Hapësinore Stennis në Misisipi, katër muaj pasi ai filloi të shërbente në këtë...

Lajme të tjera

Web TV