Video/ Momenti kur tigri sulmon kalimtarët

Një tigër ka sulmuar një grup njerëzish të cilët ishin banorë të një fshati në Bengal të Indisë.

Siç shihet dhe nga videoja e cila është publikuar në rrjetet sociale tigri ndjek burrat dhe ata vrapojnë. Papritmas, duke mos pasur më se ku të shkojnë ata detyrohen që të hidhen nga një lartësi e madhe, por njëri prej tyre nuk arrin të hidhet në kohë duke rënë në kthetrat e tigrit.

 

Po mos të ishin ekipet e specializuara për kapjen e tigrit, sigurisht se do të kishte edhe të vdekur – por edhe numri i të lënduarve do të ishte shumë i madh.

Ata ndërhyn menjëherë duke e vënë situatën nën kontroll dhe duke e godit me pushkë tigrin – ku brenda plumbit kishte qetësues që e vuri në gjumë tigrin./r.g/fjala.al