Ahmetaj në Abu Dabi, firmosen marrëveshjet: 2000 shtëpi do të ndërtohen në Spitallë dhe Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka zhvilluar sot një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi, ku ka firmosur dhe marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

Ahmetaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar momentin e nënshkrimit të kësaj marreveshje dhe shkruan se 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️ RINDËRTOJMË ? BASHKË ????

?Abu Dhabi – 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin ???!

? Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin,” shkruan Ahmetaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

Lajme të tjera

Web TV