Biden: Ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “epokës së zymtë të ndarjes”, pasi vendi përballet me një dimër të gjatë dhe të vështirë me pandeminë e COVID-19.

Në një fjalim për festën e Falënderimeve, ai tha se amerikanët janë në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin.

Javën e kaluar më shumë se 1.2 milion raste të reja me koronavirus u regjistruan në Shtetet e Bashkuara. Të martën autoritetet shëndetësore shënuan 2.200 vdekje – numri më i lartë që nga fundi i majit.

Në fjalimin e tij të mërkurën, Biden i tha kombit: “Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së parë të frontit kundër pandemisë. Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë”, tha Biden.

Ai tha se COVID-19 ka shkaktuar shumë dhimbje, humbje dhe zhgënjim.

“Na ndau, na zemëroi, na vendosi kundër njëri-tjetrit. Unë e di që vendi është lodhur nga lufta, por duhet të kujtojmë se ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, tha Biden.

Presidenti i zgjedhur u bëri thirrje amerikanëve të modifikojnë mënyrën e festimeve të festës të Falënderimeve. Sipas tij, në vend të mbledhjes së zakonshme, ai do të kalonte pushimet vetëm me gruan e tij Jill, vajzën dhe dhëndrin e tyre, ndërsa pjesa tjetër e familjes do të festonte në grupe më të vogla.

Ndërkohë, presidenti, Donald Trump, u bëri thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Duke folur përmes telefonit nga Shtëpia e Bardhë për një ngjarje të organizuar nga ligjvënësit e shtetit republikan në Pensilvani, Trump përsëriti pretendimet e pabazuara në lidhje me mashtrimet elektorale.

Lexo edhe :  Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Biden fitoi zgjedhjet presidenciale dhe shumicën e nevojshme të votave të kolegjit elektoral dhe transzicioni presidencial tashmë është në proces.

Përpjekjet e Trumpit për të sfiduar rezultatet në shtetet kryesore përmes proceseve gjyqësore deri më tani kanë dështuar./rel

Të fundit

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

Lajme të tjera

Web TV