“Komisioni për akuzat e “Dick Marty”/Balla: Jo për të hetuar Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Komisioni i Posaçëm Parlamentar mbi raportin e Dick Martyt nuk ka lidhje me Lulzim Bashën.

Sipas tij, Komisioni do të ngrihet për të verifikuar rolin e institucioneve publike në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës.

Balla u shpreh se në Shqipëri apo në Kosovë nuk ka pasur krime lufte, pasi lufta për pavarësi dhe çlirim nuk është krim lufte.

Më 2008 ka pasur një tentativë për të miratuar një rezolutë për të ashtuquajturat krime kundër njerëzimit të ndodhura në territorin e Shqipërisë nga ushtria e UÇK. Është në kredibilitetin e Kuvendit që të hetojë, në funksion të përmbledhjes së fakteve dhe konkluzioneve, në të cilat kanë mbërritur institucionet shqiptare që kanë hetuar. Është kërkuar ngritja e komisionit të posaçëm, që të mbledhë deputetë nga të gjitha grupet këtu në Kuvend, duke i dhënë peshë dhe rëndësinë që duhet me një përfaqësim sa më adekuatë me njerëz që e njohin këtë proces, të arrijmë të bëjmë bashkë të gjithë konkluzionet e arritura.

Jemi të gjithë dakord që në Shqipëri nuk kanë ndodhur kurrë krime lufte. Lufta për liri dhe pavarësi nuk është kurrë krim lufte. Në këtë kontekst, do doja që bashkë me krerët e grupeve parlamentare të bëjmë një diskutim shumë konstruktiv për të përzgjedhur më së miri 9 deputetët e Kuvendit, që do të jenë pjesë e këtij komisioni. Nuk duhet kurrsesi të politizojmë këtë komision”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se sot jemi në një moment ku nga rezoluta dhe raporti kemi kaluar në një fazë, ku janë ngritur aktakuza përkundrejt luftëtarëve të Kosovës. “Shqipëria është sot në një dokument zyrtar të një Dhome Speciale, në kuadër të tribunalit të Hagës, për t’u verifikuar. Ka pasur një përpjekje për të identifikuar këtë komision të posaçëm me diçka tjetër, me përfshirjen e Lulzim Bashës, nuk ka të bëjë fare komisioni me të. I bëj thirrje Bashës të qetësohet, nuk ka komision për ta hetuar, pasi do të ishte humbje kohe.

Luli e ka vënë vulën e turpit, i takon demokratëve të ngrihen e t’i kërkojnë të sqarohet për rolin e tij në luftën e UÇK. E vetmja gjë që nuk më shkon kurrë në mendje është të bëj politik me një çështje të interesit kombëtar. Menjëherë sapo ta kemi miratuar komisionin, do duhet që përmes dokumenteve zyrtare të sqarojmë çdo institucion që në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte apo kundër njerëzimit”, tha Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lajme të tjera

Web TV