Pandemia/ Valteri: Klasa politike prodhon arkivole, Basha i numëron ato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri ka akuzuar sot nga foltorja e Kuvendit qeverinë për të cilën është shprehur se në kundërshtim me të gjithë proceset e kohës është kjo klasë politike që nuk heq dorë për asnjë çast as nga gjakftohtësia e as nga nekrofilia, e cila prej kohësh është shfaqur mes nesh sa herë është shfaqur e ethshme politika dhe sa herë është shfaqur, thuasje sensuale, dashuria për pushtet.

Është pikërisht kjo klasë politike që mendon në çdo moment se çdo e keqe që vjen për popullin, qoftë edhe nga Zoti, vjen për të mirën e vet. Kemi një klasë politike që prodhon arkivolë dhe një tjetër që i numëron ato.

I gjithë suksesi 30-vjeçar i këtij sistemi shëndetësor dhe që e ka ndërtuar kjo klasë politike është përmbledhur tek fakti se sa arkivolë futen në morg dhe sa dalin. Vetë kreu i Partisë Demokratike është angazhuar personalisht me laps dhe letër, duke numëruar sa hyjnë dhe sa dalin nga morgu i QSUT-së, edhe pse ai nuk e ka një pikë aq të fortë aritmetikën”, shprehet deputeti.

Sipas Valterit, edhe pse politika nuk është në dijeni plotësisht për përmasat e kësaj situate, na lind nevoja të nxisim qytetarët që të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e virusit Covid-19 në vend, pasi aq më shumë na mbrojnë ato nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi.

Politika shqiptare përgjatë gjithë këtyre muajve ka shtruar për shqyrtim dilemën se si mund të arrihet më mirë ndikimi i popullsisë: përmes ndërgjegjësimit, apo përmes frikës ose masave represive. Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Lulzim Basha. Njëri ka vazhduar me represion, kurse tjetri me tension, me ankth dhe panik. Pra, si njëri si tjetri, kanë përdorur një gjuhë e cila vjen nga mendësia totalitare: “ky popull njeh veçse frikën!”

Në të kundërt, p.sh, në daljet e pakta të presidentit francez Emmanuel Macron apo të kancelares gjermane Angela Merkel thelbi i mesazhit të tyre nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi. Vërtetë ata u shpallën qytetarëve të vet masa parandaluese sa edhe tek ne, vërtetë ata përdorën të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ata për asnjë çast nuk folën për penalizim, gjobitje apo burgosje. Kjo është pra diferenca mes dy liderëve që shpresojnë se kanë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë”, vijon Valteri.

Lexo edhe :  “Nuk trembemi"/ Altin Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri

Në fund të fjalës së tij, ai thekson ndër të tjera se duket se tani natyra na ka dhënë një dorë të fuqishme për ta ndryshuar tërësisht këtë klasë politike, pasi siç ai thekson mbi sipërfaqe ka dalë dështimi i saj i madh 30-vjeçar, për të mos thënë se ka dalë turpi i madh i saj.

Qytetarët aktualisht do të gjykojnë mbi bazën e katastrofës që kanë hasur dhe që do të kalojë mbi ta ose përmes tyre. Do të ndërrohen marrëdhëniet, historia jonë do të kalojë nga ky varr i madh që është korrupsioni shtetëror i të gjitha qeverive dhe që virusi e nxori mbi sipërfaqe.  Në fundin e tunelit të luftës shumë pak do të jenë siç janë sot: Shumica do të shikojnë se virusi ishte- sigurisht, por lufta nuk u bë për virusin…”, përfundoi fjalën Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV