Përlotet Manastirliu: Mos guxoni të prekni mjekët, po punojmë për të tejkaluar çdo sfidë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është përlotur në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për vështirësinë e madhe të kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit.

Manastirliu tha se këtë vit të gjithëve iu është vrarë zemra nga dy fatkeqësi të mëdha, tërmeti dhe pandemia, ndërsa shtoi se ajo po e vuan situatën më shumë se të tjerët.

“Askush nga politikanët të mos guxojë të fyejë mjekët dhe të dalin e të bëjnë politikë me punën e tyre, sepse mjekët janë aseti ynë më i çmuar. Kush guxon të prekë mjekët do të përballet me të gjithë shqiptarët, të cilët vlerësojnë punën. Vetëm përmes punës ne do të arrijmë të bëjmë Shqipërinë që duam”, u shpreh ajo.

Më tej ministrja Manastirliu deklaroi se edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra, një vit në vështirësi me dy fatkeqësi të mëdha, ne do të përballemi.

“Kushdo mund ta vuajë nga ju, më besoni unë e vuaj shumë e më shumë, sepse kam një përgjegjësi, që është një nder për mua, që m’u besua e po më besohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar, por krenaria ime dhe inspirimi im janë punonjësit e shëndetësisë. Janë ato stafe që nuk po reshtin së shërbyer 24/7”, shtoi ajo.

Sipas Manastirliut patjetër që ka problematika, patjetër që ka shumë probleme, por sipas saj nëse do të ishim 7 vite më parë, aty do të ishte katastrofa.

“Falënderoj ata deputetë të opozitës për atë që kanë bërë në këtë kohë, për t’u bashkuar, sepse kjo kohë për këtë ka nevojë. Patjetër që ka problematika, që ka vonesa me tamponët, sepse ka shumë fluks. Por ne po punojmë për të tejkaluar çdo sfidë. Kush mendon se është e lehtë, o nuk ka punuar ndonjëherë, ose thjesht e sheh nga jashtë si spektator”, tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Në rininë e tij ka qenë edhe futbollist, por mbahet mend shumë pak. Hansi Flik padyshim mund të tregojë shumë më tepër sesa një...

Kërcënoi kandidaten e PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Është arrestuar ditën e sotme në Lezhë 27-vjeçari Xhejson Seferaj, i cili akuzohet se është një nga personat që kanë kërcënuar babain e kandidates...

Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, “Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio në prag të inaugurimit të Papa...

Lajme të tjera

Web TV