Sot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bëhet 1 vit nga tërmeti 6.4 ballë me pasoja tragjike i datës 26 nëntor të vitit të kaluar, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa shtëpitë e tyre.

Edhe pse tani fillon një vit i ri, duke lënë pas ato çfarë kanë ndodhur, shumë familjarë janë ende me plagët e hapura, për familjarët që humbën apo shtëpinë e tyre të dashur që u shemb.

Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thuma.

Lëkundjet e forta sizmike sollën shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke mbajtur qytetarat në aknth, të cilët qëndronin drejt derën për të vrapuar jashtë saj në moment që dëgjonin edhe lëkundje të vogla, që as ato nuk kanë munguar për javë më vonë.

Dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti, ku shumë familje mbetën në qiell të hapur, sollën edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha për disa ditë me rradhë, bashkë me forcat shqiptare.

Tanimë një vit më pas, shumë shtëpi janë rindërtuar dhe shumë të tjera janë në rindërtim, por pavarëisht kësaj  viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak të këtij tërmeti që mori 51 jetë plot ëndrra.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV