Turqi, burg përjetë për krerët e grushtit të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë turke dënoi të enjten me burgime të përjetshme drejtuesit e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, duke shpallur fajtorë qindra oficerë të ushtrisë, pilotë dhe civilë lidhur me përpjekjen për të rrëzuar Presidentin Reccep Tayip Erdogan.

Më shumë se 250 njerëz u vranë në përpjekjen e 15 korrikut 2016, kur një numër ushtarakësh rrëmbyen aeroplanë, helikopterë dhe tanke për të marrë kontrollin e institucioneve dhe për të përmbysur qeverinë.

Gjyqi i gati 500 të pandehurve shënoi pikën kulmore të dhjetra çështjeve gjyqësore që vunë në shënjestër mijëra njerëz të akuzuar për grushtin e dështuar të shtetit, për të cilin Ankaraja fajëson mbështetësit e predikuesit mysliman me banim në SHBA, Fethullah Gulen. Ai ka mohuar të ketë patur rol në këtë përpjekje.

Të pandehurit ishin akuzuar për drejtimin e grushtit të shtetit nga baza ajrore Akinxhi pranë Ankarasë dhe bombardimin e ndërtesave qeveritare, përfshirë parlamentin si dhe përpjekjen për të vrarë Erdoganin. Shumë nga komandantët ushtarakë të përfshirë tashmë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Katër drejtues të rrethit, të quajtur “hoxhallarë civilë” për lidhjet e tyre me rrjetin e Gulenit, ishin midis 19 të pandehurve që morën 79 dënime të rënda nën akuzën e përpjekjes për të vrarë presidentin dhe për të kërkuar rrëzimin e rendit kushtetues, tha agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Pilotët e avionëve F-16 që kryen sulme ishin gjithashtu midis atyre që morën dënime me burgim përjetë – dënimi më i rëndë në gjykatat turke – që do të thotë se ata nuk kanë mundësi për lirim me kusht.

Shumica e të pandehurve të tjerë morën gjithashtu dënime me burgim të përjetshëm. Shtatëdhjetë njerëz u liruan, tha Anadolu.

Lexo edhe :  Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Kleriku 79-vjeçar Gulen, i cili dikur ishte një aleat i Erdoganit dhe ka mohuar çdo rol në grusht shteti, ishte njëri nga gjashtë të pandehurit që u gjykuan në mungesë. Dosjet e tyre u shqyrtuan veçazi gjyqit kryesor, thanë njoftimet e medias.

Pas grushtit të dështuar, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi – anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo ndërmori një ndëshkim në shkallë të gjerë që alarmoi aleatët perëndimorë të Ankarasë.

Rreth 292,000 njerëz janë arrestuar për lidhje të dyshuara me Gulenin, gati 100,000 prej tyre të burgosur në pritje të gjyqit, sipas Ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.

Rreth 150,000 nëpunës civilë u pushuan nga puna ose u pezulluan, ndërsa rreth 20,000 u përjashtuan nga ushtria. Gjykatat kanë dhënë më shumë se 2,500 dënime të përjetshme.

Operacionet policore që synojnë të dyshuarit e akuzuar për lidhje me Gulenin vazhdojnë rregullisht edhe sot.

Qeveria ka thënë se masat ishin të nevojshme, duke pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat është përballur Turqia për të çrrënjosur rrjetin e mbështetësve të Gulenit të ngulitur thellë në aparatin shtetëror./VOA

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV