Liga e Evropës/ Shënohen 31 gola në 11 takimet e orës 21:05, edhe Roma vijon më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga e Evropës ka vijuar të enjten me ndeshjet e 4-ta në grupe dhe, duke nisur nga ora 21:05, janë zhvilluar 11 ndeshjet e mbetura të 8 prej grupeve, duke dhuruar 31 gola të shënuar, afro 2.8 gola për ndeshje.

Në takimin e vetëm të grupit A që u zhvillua në atë orar, Roma ka mposhtur Klujzhin 2-0, duke u shkëputur në krye të renditjes, tanimë në kuotën e 10 pikëve dhe duke e siguruar që tani vendin në turin tjetër, atë të 32-shes.

Edhe në grupin B, në takimin tjetër të luajtur më vonë, Rapidi i Vjenës ka mundur 3-1 Dandokun, duke mbajtur gjallë shpresën për të vazhduar aventurën kontinentale, teksa është me pikë të barabarta, 6, me Molden, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Në grupin C, Bajer Leverkuseni dhe Sllavia e Pragës korrën fitore, përkatësisht në fushën e vet, 4-1 ndaj Hapoel Biir Shevas, dhe 3-1 në fushë të huaj, ndaj Nisës.

Ato ndajnë së bashku kreun e renditjes, me nga 9 pikë secila, 6 më tepër sesa dy skuadrat e tjera të grupit.

Në grupin D, Leh Poznani është mundur 1-2 në Belgjikë përballë vendasve të Standardit të Liezhit, por të dyja skuadrat kanë mbetur prapa në betejën për një vend në turin tjetër. Ndërsa Benfika dhe Gllasgou Rejnxhërs kanë shënuar nga 2 gola dhe kanë ndarë nga një pikë secila.

Çka nënkupton se portugezët dhe skocezët ndajnë edhe kreun e renditjes, me nga 8 pikë. Në grupin E, PSV-ja e Eind’hovenit ka korrur fitoren e dytë, duke mundur 3-2 në Holandë PAOK-un e Selanikut, ashtu sikundër edhe Granada ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Omonias së Nikozisë dhe spanjollët kryesojnë renditjen me 10 pikë, 4 më tepër sesa holandezët më tepër, ndërsa helenët janë një pikë prapa.

Lexo edhe :  Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

Dhe, së fundmi, në grupin F, AZ Alkma’ari dhe Real Sociedadi janë ndarë me rrjeta të paprekura në Holandë, ndërsa Napoli fitoi me përmbysje 2-0 në shtëpi ndaj Rijekës, çka nënkupton se italianët kryesojnë me 9 pikë, të ndjekur nga holandezët, dhe spanjollët kanë nga 7 pikë secila pas 4 ndeshjesh./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Lajme të tjera

Web TV