Nuk jemi të varfër, por disi të vjedhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Një vit nga tërmeti e pandemia bashkë. Përvjetorë të tillë, që s’ikin, na ka dhënë qeveria… Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit i vitit 2019, shqiptarët i zgjoi të tmerruar, toka drodhi gjithçka, pallate, shtëpi, hotele, ura e pemë, zemra, besim e shpresë. Tërmet shumë i fuqishëm, që vazhdon ende si pasojë. Rrugët e qyteteve në pak minuta u mbushën me panik, njerëz të tmerruar po braktisnin banesat. Pasiguria i kishte përfshirë të gjithë, ndërkohë tërmeti i madh, u shoqërua nga paslëkundje me intensitet më të ulët dhe lëkundje të larta të qeverisë.

Në Durrës, Fushe Krujë, Shijak, Tiranë dhe në rrethinat e tyre dëmet ishin tejet të mëdha. Situata ishte e rendë, kishte persona nën rrënoja të godinave të shembura. Bilanci ishte tragjik… 51 viktima, rreth 3000 persona u plagosën, 5497 shtëpi dhe 558 pallate u dëmtuan rënde, e të tjera me çarje si plagë. Pa përmendur institucionet shtetërore, të cilat u dëmtuan, shkolla, spitale, bashki, etj… Mbi 5200 qytetarë ngelën pa strehë, ku pjesa më e madhe e tyre janë akoma pa shtëpi.

Po ashtu si qytetarët, tërmeti kapi në befasi tragjikomike shtetin dhe qeverinë tonë, e tronditi sa ja rrëzoi dhe maskat të gjitha. Ngjarja nxori në pah paaftësinë e institucioneve për të përballuar ngjarje dhe situata të tilla. Skuadrat e emergjencës u panë që ishin pa pajisjet e nevojshme, as qeni i kërkim-shpëtimit nuk ishte, edhe pse për të paguhet një faturë diku 1 milionë euro në vit. Qen të tjerë vinin rrotull gërmadhave. Gatishmëria dhe ndihma erdhi menjëherë nga vëllezërit tanë të Kosovës dhe nga fqinjët tanë, Italia dhe Greqia sëbashku me vendet mike si Turqia e shumë vende të Bashkimit Evropian, patjeter dhe SHBA-ja e largët më afër nga të gjithë. Ndihmat e tyre erdhen në forma të ndryshme, por nuk e kamufluan dot dobësinë e tejdukshme të shtetit tonë.

Një shtet që ishte shembur para tërmetit, por mbahej vetëm me fuqinë e propagandës, e trashëguar që nga koha e diktaturës komuniste, ku Shqipëria edhe pse ishte në skamje dhe një burg i madh, paraqitej si revulucionare dhe shkëlqente si ylli komunist. Sot një vit pas tërmetit, nuk ka, p.sh., përgjegjës për abuzimet me lejet e ndërtimit që jepen kudo pa kriter. Godina të stërmëdha kanë deformuar dhe shëmtuar qytetet kryesore të vendit tonë, të ndërtuara pa normat bazë të inxhinierisë dhe arkitekturës. Njëlloj të shëmtuara kudo. Asnjë ish-kryetar bashkie apo aktual nuk u vendos para përgjegjësisë.

“Korrupsioni është si orteku i borës, pasi nis të rrotullohet, mund veç të rritet” – thoshte kleriku anglez Charles Caleb Colton. Fatkeqësisht edhe pse Shqipëria u dërrmua nga tërmeti, sot mijëra qytetarë presin ende zgjidhje, për t’u sistemuar në banesa me shpresën e premtive të imazheve 3D që shfaq qeveria për projektet e rindërtimit. Por askush nuk banon në kompjuterin e tij, duhet shtëpi dhe për ata që shikojnë në kompjuter si për të gjithë.

Dy muaj pas tërmetit kambanat alarmuan se një situatë tjetër e pazakontë po trokiste. Covid-19 po përhapej me shpejtësi kudo në çdo shtet të botës duke ia kaluar propagandave. Virusi si një shtetrrethim po izolonte botën, por qeveria jonë sërish e befasuar keq, e papërgatitur deri në habi. Qeveria nxitoi sërish me vesin e vjetër të propagandës të sulmonte virusin, duke e shfaqur vendin të sigurt dhe nuk kishte vend për panik.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Po ashtu si dikur në diktaturë që shtetin tonë e kishte frikë e gjithë bota, komuniste dhe jo komuniste. Madje një shkollë private që tentoi të mbyllej, iu hoq licenca për përhapje paniku. Kujdesi s’është panik. Kjo marrëzi e qeverisë sonë për të bërë ndryshe nga bota, nuk zgjati më shumë se dy ditë punë, kur kryeministri ndryshoi 360 gradë sjelljen, doli dhe filloi të shpjegonte masat për kufizimin e lëvizjeve si polic trafiku.

Qeveritë e vendeve të tjera nxituan të menaxhonin sa më mirë situatën, duke u përqendruar tek spitalet dhe po ndihmonin bizneset dhe qytetarët duke mos kursyer në lëvrime fondesh për përballimin e situatës ekonomike. Ndërsa tek ne krejt e kundërta, kryeministri u stacionua në oborrin e shtëpisë së tij të veçantë e nga aty komunikonte me arrogancë nga rrjetet sociale si me qenë marsian masat dhe kufizimet.

E ndërsa vendi ynë në muajin mars dhe prill numëroi mbi 55 mijë persona, të cilët humbën vendin e punës sipas statistikave zyrtare, qeveria me zor të madh lëvroi një fond me pikatore të quajtur “paga e luftës” – qeveria vetë po përhapte panik kështu, – për ata që kishin humbur vendin e punës. Dhe hapësirë për kredi për bizneset.

Por kjo mini ndihmë e qeverisë nuk ishte asgjë përballë dëmit të madh që i shkaktoi izolimi ekonomisë sonë të brishtë. Edhe pse qindra qepena biznesesh nuk u ngritën më, qeveria taksat e periudhës së izolimit nuk i fali. Ky është realiteti ekonomik i vendit tonë, agresiv dhe i varfër dhe prej vjedhjes dhe korrupsionit galopant, nga pushteti i pangopur, të cilit situata pandemike edhe pse qytetarët i detyroi të mbajnë maska, qeverise ja çorri maskën përgjithmonë. Sistemi Shëndetësor është shembulli më i saktë i gjendjes së vendit tonë, aty ku ka mjekë, por të papaguar, ku ka godina e s’ka spitale. Pavarësisht se për shëndetësinë janë investuar miliona euro, nga kredi që ka marrë qeveria dhe fonde të dhëna nga BE-ja, por kushtet në spitale tregojnë që janë mizerabël. Spitali është më i sëmurë se pacientët.

Vjen një moment dhe kuptojmë që ne si vend e shoqëri; “Nuk jemi të varfër, por të vjedhur rregullisht, me programa e ligje hajdutësh politikë e ordinerë, nga oligarkia e re”. Në një vend ku investohet në çdo gjë dhe mungon gjithçka, shfaq haptazi sëmundjen e madhe që vuan vendi ynë:  KORRUPSIONI. Nëse nuk vendosim të ndryshojmë, gjithmonë do të jemi në të njëjtat situata humbërore. Kur shteti që do të duhej, nuk ekziston. Dhe qytetari është në mëshirë të fatit të tij. Por fati o është nën gërmadha o e ka kapur coronavirusi. Duhet guximi dhe përpjekja jonë…

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV