Rama inspekton punimet për rindërtimin në Fushë-Krujë! Këshillon inxhinierët për ngjyrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin e Fushë- Krujës lagja e re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka filluar të marrë formë. Pas vizitës në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet, ku kreu i qeverisë i ka cilësuar si “perfekte”.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka pasur një porosi, që kapakët e kabinave të vogla elektrike të jenë me ngjyra dhe jo gri siç e parashikon projekti.

“Bëjini me disa ngjyra, jo shumë por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër”, ishte porosia e kryeministrit Edi Rama.

Një koment e ka pasur edhe për opozitën që vijon sulmet e saj sa i përket rindërtimit. “Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.

Lagja e quajtur “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe në pak javë nisin themelet për 15 pallate banimi me 100 apartamente, të cilave do t’u bashkëngjiten qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve, zonat e gjelbërta dhe një treg modern për produktet e zonës.

Për kreun e qeverisë, kjo lagje e re do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve. “Do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin deri një vit më parë“, përfundon Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV