Safet Gjici kërkon falje për heqjen e titullit ‘Nderi i Kukësit’ për Veton Surroin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas heqjes së titullit “Nderi i Qarkut Kukës” politikanit kosovar Veton Surroi.

Pas diferencimit të kryeministrit Edi Rama nga ky vendim, ka vendosur të diferencohet edhe Gjici.

Rama u shpreh se ky vendim i Këshillit të Kukësit është një lajthitje kolektive, por uron që Prefekti ta refuzojë.

Nga ana tjetër, Gjici e ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se ky vendim është Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës.

Sipas tij, vendimi merr formë vetëm nëse konfirmohet nga Prefekti i Qarkut. Ndërkohë që pas disa minutave, Gjici e ka fshirë këtë postim dhe ka hedhur një tjetër, por edhe atë e ka fshirë direkt pastaj dhe e ka ripostuar sërish.

Reagim i Detyruar!

Nisur nga shumë lajme nga media dhe portalet për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, duhet sqaruar se ky është një projekt -vendim i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës.

Ky projekt -vendim kolegjial i marrë nga Këshilli i Qarkut ,merr formë nëse do konfirmohet nga Prefekti i Qarkut sipas bazës Ligjore”,- shkruan Gjici në postimin e parë.

Ndërsa në postimin e dytë ai kërkon falje për vendimin e Këshillit të Qarkut për heqjen e titullit “Nderi i Qarkut Kukës”, të Veton Surroit. Ai ka deklaruar gjithashtu se heqjen e këtij titulli e kanë kërkuar 57 familje të dëshmorëve të UÇK-së.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës”,- shkruan Gjici në postimin e dytë.

Të fundit

Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane

Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash.  Superylli...

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Lajme të tjera

Web TV