Si do ta festojmë Vitin e Ri? Manastirliu: Lajmi i mirë është se të gjithë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat e fundvitit po afrohen dhe një pyetje që shumë njerëz duket se po ngrenë është si do t’i kalojmë ato në kohë pandemie. Pikërisht për këtë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme në “Opinion” edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Lajmi i mirë është që të gjithë do të festojmë në familje, por sa i përket grumbullimeve të mëdha ato duket se nuk janë opsion. Manastirliu theksoi se do të vijojë të kërkohet shmangia e kontakteve jo të domosdoshme.

Do e hamë Vitin e Ri rehat këtë vit zonja Manastirliu, apo me kufizime?

Është në dorën tonë, por patjetër që do të jemi në kushtet e kërkesave të kohës, por themi, në normalitetin e ri. Do të kërkohet dhe do të vijojë të kërkohet shmangia e të gjitha kontakteve jo të domosdoshme, por do të jemi në familje.

Te familja e vogël, se shqiptarët janë mësuar të mbledhin disa familje bashkë për Vit të Ri…

Padyshim që duke respektuar të gjitha rregullat do të gëzojmë dhe do të shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë më efektiv dhe jam e bindur që do të jetë shumë më i mirë dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë edhe në Shqipëri“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV