Vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në Bulqizë

Një 23-vjeçar është vrarë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte në qytetin e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake mëson se i riu që ka humbur jetën është shtetasi me inicialet E.B.

Ai ka shkuar i pajetë në spitalin e Bulqizës rreth orës 03:30. Priten të mësohen më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plot mbi shkaqet dhe motivet./Bl.Ba/Fjala.al