76-vjetori i Çlirimit/ Ruçi: 29 nëntori, datë supreme në kalendarin e lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh përshëndetës me rastin e 29 nëntorit, 76-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Në kalendarin e lirisë, 29 nëntori qëndron ndër datat më kryelarta të shqiptarëve. Është dita që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë të partizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë.

Është dita që realizoi ëndrrën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit, e cila është vepër e çlirimtarëve dhe partizanëve shqiptarë.

Çlirimi ishte rezultat i betejave të përgjakshme në malet, luginat, fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë.

Fitimtarë të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare nuk ishin thjesht dhe vetëm partizanët shqiptarë; ishte populli shqiptar; ishte vetë Shqipëria.

Vlerat antifashiste qëndrojnë në themel të qytetërimit të sotëm europian e perëndimor dhe ato e shtyjnë botën drejt të ardhmes, progresit, paqes dhe zhvillimit.

Kolaboracionizmi, si një kërcënim i lirisë, në format e tij të ndryshme, të vjetra e të reja, tradicionale e moderne, e tërheq botën drejt të kaluarës, pasigurisë, errësirës dhe regresit.

Liria nuk është thjesht dhe vetëm fitorja mbi pushtuesit, me maliherët dhe fishekët rrëmbyer armikut. Liria e vërtetë qëndron në dashurinë tonë për të, të trashëguar brez pas brezi. Shpirtrat e lirë të njerëzve të lirë janë mburoja e lirisë dhe garancia e saj.

Kombet që dhunojnë lirinë e të tjerëve, nuk e meritojnë lirinë e tyre. Në çdo kohë e në çdo vend, popujt që luftojnë për tu çliruar nuk mund të quhen pushtues, dhe viktimat që luftojnë për liri, drejtësi e dinjitet, nuk mund të quhen agresorë.

Lufta Antifashiste u bë në emër të të sotmes. Betejat e sotme për lirinë i bëjmë në emër të së ardhmes.

Për lirinë luftohet në çdo kohë dhe nga gjithkush që e aspiron atë. Ashtu siç nderojmë partizanët çlirimtarë për luftën e tyre, nderojmë qytetarët në betejat e përditshme për punën, jetën dhe familjen; nderojmë mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës për mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Lufta për lirinë fisnikëron kombin, atdheun, shoqërinë dhe çdo qytetar. Dje burimi i lirisë ishte lufta për çlirim, sot motivi i saj është lufta për vlerat thelbësore të shoqërisë, mirëqenien, solidaritetin, tolerancën dhe paqen”, shkruan Ruçi.

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV