FOTO/ Festa e Pavarësisë kalon oqeanin, ujëvara e Niagarës vishet kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festimet për 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kanë kaluar çdo kufi, duke mbërritur nga njëri cep i botës tek tjetri.

Pas qiellgërvishtësit të Dubait dhe urës së Bosforit në Stamboll, edhe ujëvara e Niagarës në Kanada është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi.

Ngjarjen e ka bërë me dije ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka publikuar një sërë pamjesh.

Vende të ndryshme kanë uruar Shqipërinë në nder dhe respekt të ditës së Pavarësisë.

“Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë, i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”, shkruan ambasadori Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Lajme të tjera

Web TV