Imzot George Frendo shërohet nga Covid-19: Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqipeshkvi i Tiranë – Durrës, George Frendo është shëruar nga Covid-19.

Frendo, në mesazhin e tij shprehet se së shpejti do të jetë në grigjën e tij, ndërsa thotë se jashtë grigjës ishte si njeri me kokë e pa trup.

“Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.

Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.

Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!

Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor.

Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time.”, shkruan imzot George Frendo.

Arqipeshkvi George Frendo rezultoi pozitiv me Covid-19 në 11 nëntor. Ai u nis në Itali për trajtim dhe tani gjendja e tij shëndetësore duket e mirë.

Lexo edhe :  Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

“Më premtoi se do të kthehej”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një...

Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja. Berisha kritikoi partitë e...

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti të INSTAT, gjatë muajit prill 2025,...

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Lajme të tjera

Web TV