Jo vetëm supergoli, por edhe ‘dora e Zotit’/ Messi e nderoi më së miri Maradonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona triumfoi 4-0 ndaj Osasunës në një ndeshje të dominuar totalisht nga katalanasit.

Katalanasit bënë një hyrje mbresëlënëse në nder të ish-lojtarit të tyre Diego Armando Maradona që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Një ceremoni me video nga lojërat më të bukura të argjentinasit, dhe një fitore që përveç se i dha 3 pikët ekipit katalanas, iu dedikua El Pibe de Oro-s.

Nuk kishte si të mungonte edhe goli i mrekullueshëm i Leo Messi-t, i cili menjëherë pasi shënoi hoqi fanellën e Barcelonës, ku poshtë kishte veshur një fanellë që Maradona kishte luajtur me Newell Old Boys në Argjentinë, ekip në të cilin ka qenë dhe vetë Messi.

Por një tjetër episod që nuk i shpëtoi mediave, ishte kur Messi u përpoq në një aksion të shtynte topin me rrjetë në dorë.

Kujtojmë një prej golave më të famshëm të Maradonës që është quajtur edhe “Dora e Zotit”

Përveç supergolit Messi tentoi ta kujtonte legjendën argjentinase në të gjitha mënyrat e mundshme. Kot nuk konsiderohet edhe si pasuesi i tij.

https://www.youtube.com/watch?v=TSMFLG8UkjQ

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

New York Times: Amazon dëshiron të blejë TikTok

Amazon ka bërë një ofertë për të blerë TikTok, aplikacionin popullor, ndarja amerikane e të cilit duhet të shitet...

Demenca, shenjat e para nisin 9 vjet para diagnozës

Një nga çështjet kryesore në kërkimin e ndërlikuar të kurave për demencën është vështirësia për të bërë diagnoza të hershme: në shumicën e rasteve,...

Big Mama rrëfen momentin e vështirë të humbjes së babait në “Ferma VIP 2”

Gjatë një bisede emocionale me Yllin në Ferma VIP 2, Big Mama ndau një histori prekëse nga jeta e saj, duke folur për lidhjen...

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku hap ‘thesin’ , rrëfen të vërtetën

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar. Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara...

Cili është himni kombëtar i Vatikanit?

Himni kombëtar i Vatikanit është Marshi Papnor , i francezit Charles-François Gounod, i cili  daton në vitin 1950, viti i Jubileut të njëzet e katërt . Marshi...

Lajme të tjera

Web TV