Provoni një nga këto mënyra dhe nëse kanë efekt atëherë keni gjetur një mënyrë shumë të mirë për të pasur gjithmonë dhëmbë të bardhë.
Sodë buke dhe limon
Soda e bukës përbën një element thelbësor për heqjen e njollave në sipërfaqe dhe për zbardhjen e dhëmbëve. Gjithashtu ndihmon dhe për balancimin e nivelit të PH në gojë.
Gjithsesi duhet të dini që soda e bukës duhet të përdoret rrallë herë sepse sidomos kur e përzieni me limon, ajo ka një efekt më të mirë zbardhës, por gjithashtu duke qenë se rritet niveli i aciditetit mund të shkaktojë abrazion të dhëmbëve.
Sodë buke dhe luleshtrydhe
Tyra Banks dhe Catherine Zeta Jones kanë treguar publikisht që luleshtrydhet janë miku i tyre më i mirë sa herë që u duhet të zbardhin dhëmbët. Mos u tregoni skeptik për shkak të ngjyrës së tyre të kuqe dhe të mendoni se i bëjnë më shumë dëm ngjyrës së dhëmbëve.
Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e mirë për të hequr njollat në sipërfaqe. Përdorni gjysmë luge sodë buke dhe 3 luleshtrydhe të shtypura për të pastruar dhëmbët. Më pas shpëlani mirë gojën./Bl.Ba/Fjala.al