12 të vdekur nga Covid-19 dhe 557 të infektuar në Shqipëri në 24 orë

Ndërron jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 557 raste të reja me koronavirus nga 1948 testime që u bënë, ndërsa u shënuan 12 humbje jete. Në krahasim me 24 orët e kaluara kemi një ulje të numrit të personave të infektuar që ka ardhur si pasojnë e uljes së testimeve.

Dje ishin 835 qytetarë të infektuar nga 2253 testime, ndërsa sot numri i të prekurve ra në 557 si pasojë e uljes së tamponëve. Numri i viktimave është në të njëjtin nivel, dje ishin 11, ndërsa sot një më shumë.

Por cfarë po ndodh në spitale? Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 9 më shumë se dje. 32 në terapi intensive, 3 më shumë se dje, 7 pacientë janë të intubuar, një më pak se 24 orët e kaluara.

l.m/Fjala.al