Basha: Po shpenzohen para për tendera të panevojshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se u largua për në Emiratet e Bashkuara Arabe në 26 nëntor është ikje nga problem, pasi qytetarët e goditur nga tërmeti nuk janë ndihmuar.

Ai u shpreh në emisionin “Log” se qeveria po shpenzon para për tendera të panevojshëm, por qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra.

“Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë.

Qeveria shpenzon para të panumërta për tendera të panevojshëm dhe lë pa shtëpi banorët e goditur nga tërmeti. Rama e ka ndjerë se çfarë problem paraqiste 26 nëntori. Largimi në Emirate i Edi Ramës është ikje nga problemi, nuk e di kush e ka paguar avionin privat. I bëj thirrje bizneseve shqiptare që t’i ndihmojnë njerëzit”, tha Basha.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë...

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV