Bie bora e parë, “zbardhen” Kukësi, Hasi e Tropoja

Dimri në Kukës, Has e Tropojë  ka “trokitur” sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në zonat e larta malore në lartësitë 400 m mbi nivelin e detit.

Lartësia e borës është 1-4 cm. Si rrjedhojë mali i Gjalicës dhe  i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit.

Reshje bore ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dugagjin të Rrugës së Kombit, e cila nuk paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve pasi bora nuk ka krijuar shtresë.

Po kështu është zbardhur dhe mali i Hasit e rrugët nacionale ku lëvizja në këto akse dhe ato bashkiake deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës./Bl.Ba/Fjala.al