Mbetjet sanitare Covid, policia aksion në 30 shtete mes tyre dhe Shqipëria, 102 arrestime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka kryer dy operacione të mëdha me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese, ku në total janë arrestuar 102 persona.

Ky është operacioni i parë global, i drejtuar nga Europol, dhe që kishte në fokus hedhjen e paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19.

Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus.

Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.

Tridhjetë vende morën pjesë në operacionin Retrovirus, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).

Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:

• 278.291 inspektime të kryera.
• 102 arrestime.
• Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.
• 800.000 € në asete të sekuestruara.
• 22 sekuestrime të mbetjeve.

Policia e Shtetit, është e vendosur për të punuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet./BGl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë...

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes...

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse...

Lajme të tjera

Web TV