E fundit/ Zbulohet kush është 29-vjeçari që u ekzekutua me 8 plumba në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jug të vendit ku një i ri u ekzekutua pranë Orikumit.

Sipas informacioneve, mësohet se viktimë e një atentati ka mbetur 29-vjeçari Benjamin Bozhani.

Mësohet se i riu ka qenë në makinën e tij, kur autorët i kanë prerë rrugën duke e qëlluar me 8 plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend.

“Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV