India ndërton urën e veçantë, ndihmon zvarranikët të kalojnë rrugën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India ka ndërtuar një urë për zvarranikët dhe kafshët e tjera, me qëllim për ti ndihmuar të kalojnë rrugën.

Një autostradë e cila kalon përmes pyllit, në një zonë malore të Uttarakhand të Indisë, ka bërë që autoritetet të mendojnë edhe për dëmin që u kanë shkaktuar kafshëve duke zënë një pjesë të habitatit të tyre.

Për këtë arsye, autoritetet kanë ndërtuar “Eko Ura”, një urë prej 27 metrash e cila lidh dy pjesët e pyllit të ndara nga autostrada dhe ndihmon si një urë kalimi edhe për kafshët.

”Eko Ura” është e ndërtuar nga bambuja, jute dhe bar, një urë unike në llojin e saj.

Shumë kafshë janë larguar nga shpetjeësia e makinave në këtë rrugë që të çon në në Nainital, një destinacion i njohur turistik në shtet.

Mbi këtë urë është konceptuar të ketë bar dhe bimë zvarritëse për të tërhequr kafshët dhe për ti bërë të ndihen në habitatin e tyre.

“Shumë zvarranikë dhe kafshë të tjera të vogla janë vrarë nga automjetet turistike në këtë autostradë,” është shprehur  Chander Shekhar Joshi, një oficer pyjesh në këtë shtet.

Joshi është shprehur se janë vendosur kamera në të dyja anët e rrugës për të monitoruar lëvizjen e kafshëve.

Vetë ura tani është bërë një atraksion turistik, me shumë që kalojnë nëpër ndalesa për të bërë foto dhe selfie. Por departamenti i pyjeve shpreson se së shpejti do të fillojë të tërheqë edhe kafshë.

Ky është një pyll i dendur dhe elefantët, leopardët, drerët dhe demat që lëvizin në këtë zonë, mund të shihen lehtësisht nga shoferët e makinave, duke ulur kështu shpejtësinë ose duke ndaluar. Por rrallë e bëjnë këtë për gjarpërinjtë, hardhucat, vëzhguesit ose ketrat“, është shprehur një prej zyrtarëve që monitoronte pyllin.

Lexo edhe :  Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Autoritetet shpresojnë që kjo urë të ndihmojë në krijimin e vetëdijes për kafshët dhe zvarranikët më të vegjël në zonë, si dhe të ndihmojë në mbrojtjen e tyre./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV