“Nesër mblidhemi me Komitetin për hapat e radhës”/ Silva Bino paralajmëron: Nuk e kemi kaluar më të keqen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka zbuluar se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me të dhënat dhe më pas për të ndërmarrë masat e reja.

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në Rtsh, Bino pohoi se virusi qëndron në ajër për disa minuta dhe kjo rrit mundësitë për tu infektuar.

Ndërkohë, Bino shtoi se për të këputur zinxhirin e infektimit duhet të aplikohet vaksinimi në të gjithë popullatën, diçka që sipas saj është e pamundur, pasi Shëndetësia Publike nuk u gjet në momentin më të mirë të saj.

“Ne i dijmë rrugët e transmetimit të infeksionit. Nëse nuk e dinim në fillim, tani e dijmë që jo vetëm përmes spërklave mund të infektosh dikë, por edhe kur flet pasi virusi qëndron në ajër. Rruga kryesore është në ajo ajrore. Këto janë disa elementë të rëndësishëm. Vendet kryesore të infektimit janë vendet e mbyllura, zyrat, baret, restorantet. Maska jo vetëm mbron veten, por edhe atë që ka përballë.

Që të këpusësh zinxhirin e infektimit duhet të vaksinojmë të gjithë popullatën. Por, më vjen keq që e them se ne nuk mundemi ta arrijmë këtë. Për këtë duhet të marrin një seri masash. Që të rrisësh numrin e trajtimit nuk është e mundur. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë publike në momentin më të mirë. Ishte lënë pas dore që nga viti 1990. Këtë herë është kthyer një sy nga shëndeti publik.

A kanë nevojë për vaksinë ata që e kanë kaluar? Të gjithë është mirë që të vaksionohen. Por, jo detyrimisht. Fillimisht duhet të vaksionohen grupet e riskut.

“Ne nuk e kemi kaluar më të keqen. Ne vëmë re se këto masa kanë një lloj impakti. Ky impakt matet me 2 javor. Ne thamë se me maskat nuk patën një rezultat të mirë. Por, ky bllokim dha një rezultat. Komiteti do të mblidhet nesër dhe do të diskutojmë me ato të dhëna që kemi marrë,” deklaroi Bino.

Lexo edhe :  Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV