Agjensia Evropiane e Barnave refuzoi kërkesën e ndërmarrjes farmaceutike gjermane “Biontech” dhe partnerit amerikan “Pfizer” për aprovimin me kusht të vaksinës kundër Covid-19.
Sipas mediave të huaja, Agjensia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj për këtë vaksinë në takimin më 29 dhjetor dhe pas kësaj, mendimi do t’u përcillet vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Kjo potencialisht vonon shpërndarjen e vaksinave në BE deri në fillim të vitit të ardhshëm. Vlerësimi i vaksinës së rivalit “Moderna” është shtyrë për 12 janar 2021.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn më parë njoftoi se vaksinimi në atë vend mund të fillojë para fundit të këtij viti. Sidoqoftë, pas kërkesës së refuzuar, ai i ridrejtoi parashikimet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar,” tha ai. Vaksina nuk do të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë deri në fillim të verës.
Burimi: Financial Times
Pa.Va/Fjala.al