Skandal në Bruksel, festa e diplomatëve shndërrohet në orgji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

József Szájer, i cili njoftoi dorëheqjen e tij si eurodeputet të dielën, ka pranuar të jetë politikani në qendër të skandalit të festës seksuale në Bruksel, që ndodhi të premten e kaluar në mbrëmje.

Sipas BBC një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban, i cili konfirmoi praninë e tij.

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Folëm me mikun tim për Integrimin e Shqipërisë dhe investimet e BE-së

Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit. Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji.

Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë: “Policia pretendon të ketë gjetur një pilulë ekstazi, por nuk është e imja”.

Deputeti shtoi se i vinte keq që kishte shkelur kufizimet anti-Covid”, para se t’i kërkonte falje kolegëve, votuesve dhe familjes.

Policia bastisi lokalet, të vendosura në qendër të kryeqytetit, duke arrestuar 25 persona. Sipas mediave belge, njëri nga të pranishmit u arratis. Do të ishte pikërisht eurodeputeti hungarez, i cili më vonë do të përfitonte nga imuniteti i tij.

Szájer njoftoi pa asnjë paralajmërim dorëheqjen si eurodeputet të dielën. Ai tha në deklaratën e tij të martën se ishte një hap i gabuar dhe personal i tij. Ai shtoi: “Unë kërkoj nga të gjithë të mos e shtrijnë atë në atdheun tim, ose në komunitetin tim politik.”

Lexo edhe :  Zelensky: Moska po na tregon se do të vazhdojë luftën

Szájer është një anëtar i vjetër i Fidesz, i cili ndihmoi në hartimin e kushtetutës së vendit. Ai shërbeu si kreu i delegacionit Fidesz në Parlamentin Evropian dhe anëtar i komitetit të punëve të jashtme të asamblesë.

Qeveria hungareze ka kundërshtuar të drejtat e LGBTQI javën e kaluar, ku së bashku me Poloninë, shprehën kundërshtim të fortë ndaj një plani të barazisë gjinore për politikën e jashtme të BE-së që kërkon të forcojë të drejtat e grave, vajzave dhe LGBTQI në të gjithë botën duke “sfiduar normat gjinore dhe stereotipet”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV