Lleshaj: Hapim 6 zyra të reja jashtë Shqipërisë për aplikimin e dokumenteve biometrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.

Ministri Lleshaj pa nga afër procesin e aplikimit dhe apeloi gjithë qytetarët që u skadojnë ID kartat, të nxitojnë t’i rinovojnë, për të patur mundësi të marrin shërbime në vijim.

Ai theksoi gjithashtu se ID karta do të jetë dokumenti për identifikimin e zgjedhësve në procesin e 25 Prillit 2021.

Vitet e fundit, Qeveria ka zgjeruar shumë përpjekjet për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Sot jemi në një zyrë të tillë, ku ofrohen shërbime për një kategori të madhe shërbimesh. Duhet thënë se zgjerimi i shërbimeve kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim që të rritet prania e tyre në shërbimeve online. Një pjesë e madhe e shërbimeve sot kanë kaluar online dhe numri i tyre po shtohet nga dita në ditë, ndaj kërkohet që qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

ID karta është çelësi, është kyçi që hap derën për të gjitha këto shërbime online apo dhe në mënyrë fizike. Ndaj e shfrytëzoj mundësinë sot për t’u bërë thirrje qytetarëve që të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të ndryshme të aplikimit, si kjo që jemi sot, apo të tjera në gjithë vendin, me qëllim që mos të befasohen kur t’u kërkohet kartë e re identiteti.

Aq më tepër që po hymë dhe në vitin 2021, që është viti i zgjedhjeve, ku ID karta është kusht për identifikimin e zgjedhësve për marrjen e tyre pjesë në këtë proces. Ndaj i ftoj qytetarët të mos presin minutën e fundit, por të afrohen pranë zyrave të aplikimit, të aplikojnë për sa kushtet janë optimale dhe t’i mundësojnë vetes aksesin, të marrin çelësin e shërbimeve, jo vetëm për identifikimin e përgjithshëm, por dhe një numër të madh shërbimesh që do të ofrohen vetëm kundrejt ID kartës.

Sot në kushtet e dixhitalizimit të madh, ne ekzistojmë realisht vetëm kur jemi bërë pjesë e rrjetit. Në rrjet mund të futemi vetëm përmes identitetit tonë që është karta, ndaj e shfrytëzoj dhe njëherë dhe e përsëris këtë thirrje, me qëllim që mos të befasohemi në ditët dhe muajt në vijim“, u shpreh Lleshaj.

Lexo edhe :  U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Ministri i Brendshëm, duke njoftuar hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri, në Paris, Francë, në Berlin, Gjermani, në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi, ftoi qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës së tyre në vendet ku banojnë.

Në të njëjtën kohë gjej rastin të ftoj të gjithë bashkë-atdhetarët tanë të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës së tyre në vendet ku banojnë, në mënyrë që të bëhen përfitues të shërbimeve të ndryshme në Shqipëri, ku edhe e drejta e votimit do të jetë njëra prej tyre“, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A...

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV