Një shans për Albin Kurtin/ Gjykata Kushtetuese në Kosovë mund të rrëzojë sot qeverinë e Avdullah Hotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, në rast se gjyqtarët e këtij organi vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësia që të kthehet në krye të Ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet që ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta dekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë janë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Salla.

Në anën tjetër, Qeveria po përfaqësohet nga avokati Besnik Berisha. Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja me nuk po merr pjesë si palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj po ashtu po merr pjesë në këtë seancë në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për legjislacion.

Nga Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Zyrës së Kryeparlamentares Vjosa Osmani po merr pjesë këshilltari ligjor i saj, Artan Murati.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata paguan 65 milionë euro për...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Lajme të tjera

Web TV