Pandemia/ Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është gati për shpërndarjen e një vaksine të koronavirusit, sapo ajo të vihet në dispozicion. Vaksinat kandidate të kompanisë Pfizer dhe Moderna janë në pritje të miratimit të qeverisë amerikane për përdorim emergjent.

Kompania Jackson e kujdesit shëndetësor që vepron në Qarkun Miami-Dade të Floridës, thotë se do të jetë një nga rrjetet e para që do të marrë vaksinën Pfizer, kur të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave.

“Jackson është një sistem i madh shëndetësor në Qarkun Miami-Dade dhe kemi gjithashtu një spital. Ne u përzgjodhëm për shkak të numrit të rasteve me covid dhe se kemi aftësinë të shpërndajmë një numër të madh vaksinash për mjaft punonjës dhe më vonë për pacientët e komunitetit tonë,” thotë Venessa Goodnow, kryefarmaciste në sistemin shëndetësor Jackson Health.

Vaksina e firmës Pfizer përdor metodën e sinjalizuesit RNA për të aktivizuar sistemin imunitar kundër virusit dhe duhet të ruhet në temperaturën minus 70 gradë Celsius ose më ulët.

Personeli i kompanisë Jackson tregon me krenari sistemin e ftohjes që ata kanë tashmë gati për të ruajtur vaksinën.

“E presim vaksinën nga mesi i dhjetorit,” thotë kryefarmacistja e kompanisë Jackson Venessa Goodnow. “Jemi gati t’ua japim vaksinën punonjësve tanë për ata që zgjedhin të vaksinohen. Plani ynë është që së pari, vaksinën ta marrin punonjësit me rrezik të lartë dhe më pas të gjithë punonjësit që janë të interesuar”, thotë zonja Goodnow.

Qarku Miami-Dade është goditur veçanërisht rëndë nga COVID-19. Që nga e hëna qarku ka patur 230,000 infeksione, me gati 4,000 vdekje, sipas gazetës New York Times.

Pas tetë muajsh kufizime dhe mbyllje biznesesh për shkak të pandemisë, amerikanët janë në pritje të vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të cilat janë në proces miratimi për përdorim emergjent.

Lexo edhe :  Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, "Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen"

“Të dhënat fillestare duken shumë premtuese, dy vaksinat e para që priten të dalin shfaqin mbi 90 përqind efikasitet. Me këtë aftësi vaksinimi, ne do të mund të mbrohemi nga Covidi dhe kjo do të na lejojë ta hedhim vështrimin përpara”, thotë zonja Goodnow.

Rezultatet përfundimtare të provave për vaksinën kandidate të firmës Pfizer treguan se ajo kishte një sukses prej 95% dhe pa efekte anësore serioze.

Të fundit

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti...

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

Lajme të tjera

Web TV