Plas sherri në PD, Halim Kosova kundër komisionit të Bashës: Më thanë ik se do të të lëshojmë Rulin e Nishanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, ndez përplasjen brenda kupolës së selisë blu.
I ftuar mbrëmjen e djeshme tek Adi Krasta, Kosova ka rrëfyer një episod sesi nuk i është hapur dera e një zyre në PD, ndërsa dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë skualifikuar.

‘Kjo e do një ilaç me sesbën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim.

Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak.

Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri.

Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje.’-tha ish ministri.
l.m/Fjala.al

Të fundit

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në këtë qark për kontributin në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV