Tirana është gati për derbin, Dede e mirëpret Ngo’onë, bardheblutë ngrohin xhepat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten, futbolli shqiptar përjeton derbin e parë të madh të sezonit të ri të Kategorisë Superiore kur kampionia në fuqi, Tirana, të zbresë në fushën e blertë të Stadiumit “Arena Kombëtare” për t’u ndeshur me rivalen kryeqytetase, Partizanin.

Trajneri Nevil Dede nuk e ka gjetur ende fitoren e parë në krye të bardhebluve dhe do provojë ta bëjë këtë në derbin e kryeqytetit. Duke folur rreth ndeshjes të së premtes, por edhe mbi rikthimin e Majkëll Ngo’osë, i cili gjatë kësaj jave pritet të vijë në Tiranë për të negociuar një bashkëpunim të ri me kampionët në fuqi, ish-futbollisti bardheblu është shprehur përgjithësisht i kënaqur.

“Në këtë moment që jemi, kemi plotësime, – ka pohuar ai për mediat sportive. – Është rikthyer Toshevski. Ishte në stol me Kastriotin. Hoxhallari është rikthyer në maksimum. I kemi në dispozicion të gjithë lojtarët që unë i gjeta këtu dhe besoj se ndeshja me Kastriotin ka dhënë një sinjal pozitiv, jo vetëm mua, por edhe lojtarëve e skuadrës. Ka qenë ndeshja më e mirë që kemi bërë bashkë dhe kjo më ngroh. Ajka e lojtarëve është aty. Presim vetëm Çelhakën.” Tanimë, trajneri që zëvendësoi në detyrë ish-portierin nigerian, Emanuel Egbo, e ka hedhur vështrimin drejt sfidës së të premtes, që sigurisht që vlen për prestigj në këtë fazë të sezonit.

“Të jem i sinqertë është e thjeshtë për sa i përket motivimit apo mënyrës se si do të stërvitet ekipi, – ka thënë ai. – Në këtë linjë ekipi është komod. Karikimi është maksimal, ndërsa përjetimin e brendshëm e ka çdokush personal. Për sa i përket trajnerit, emocionet do të ekzistojnë. Nuk mund të fshihen. Askush nuk mund të thotë se nuk ka emocione. Është përgjegjësi e madhe dhe këtë ndeshje e pret një qytet. Kjo ndeshje dhe ky qytet kanë një histori të madhe. Është sfida më e rëndësishme e futbollit tonë. Normal që ka pritshmëri, ka ndjesi ekstra, edhe nga ajo që ndodh në kampionat. Mbi të gjitha pres që njerëzit të kënaqen nga derbi.”

“Të përcjellim “Fair Play”, siç e kemi bërë deri tani, – ka vijuar Dede. – Dua të kënaqim popullin bardheblu dhe që lojtarët të shijojnë ndeshjen. Po e shijuan ndeshjen, çdokush do ta ndiejë dhe do ta shijojë edhe më shumë sfidën nga televizori.” Ditët e fundit është folur edhe për një rikthim të Majkëll Ngo’osë, që sipas trajnerit bardheblu, nëse vjen, do të ishte përforcim për ekipin bardheblu për kampionatin në vazhdim. “Për situatën, sezoni që është në vazhdim dhe lojtarët që vijnë dhe plotësojnë skuadrën, lojtarë të tillë do t’i mirëprisja, – ka thënë ai. – Sa më shumë opsione të kesh, aq më mirë për tifozët dhe ekipin.”

Lexo edhe :  Rihapet sërish gara për titull në Serie A, Lazio i bën “bllokadë” Napolit

“Më pas janë kokëçarjet e trajnerit, që duhet të vendosë se cili do të jetë ai që do të luajë apo meriton fanellën e titullarit apo kë sheh më të zotin në ndeshje të caktuara dhe situata të caktuara, – ka vijuar Dede. – Ngo është kujtim i bukur për këtë skuadër, sepse ishte një nga ata që vendosi shumë për titullin “kampion”. Në këtë opinion dhe linjë do të jetë një rikthim shumë pozitiv për skuadrën dhe tifozët që të arrijmë objektivat.” Ndërkaq, bardheblutë kanë marrë edhe një lajm të mirë në prag të derbit. Mësohet se Bashkia e Tiranës më në fund ka kaluar shpërblimin që miratoi Këshilli Bashkiak javë më parë.

Shumë nga ata që dolën kampionë apo që ishin pjesë e skuadrës sezonin e shkuar prej ditësh kanë marrë paratë. Kujtojmë që Bashkia e kryeqytetit pas titullit dhe miratimit nga Këshilli Bashkiak njoftoi se do t’i kalonte klubit bardheblu 150 milionë lekë të vjetër për trofeun që Tirana fitoi në gushtin e shkuar. Prej disa javësh klubi bardheblu ka pritur shumën e parave, por procedurat nuk ishin përfunduar. Vetëm pas plotësimit të procedurave lojtarët dhe stafi që kishin emrin në listën e përfituesve morën paratë e dhëna nga Bashkia. Kjo është një shtysë mjaft e madhe për Tiranën në prag të derbit, ku Partizani vjen si bashkëkryesues i renditjes.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV