Denaj: Po bëjmë investime të rëndësishme në turizëm dhe në infrastrukturën e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa mori fjalën në seancën e sotme plenare, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, foli për tre projektligje të rëndësishme, 2 marrëveshje me BERZH, e parë për zhvillimin e infrastrukturës dhe Turizmit dhe e dyta për përballimin e situatës COVID. Dhe marrëveshja e tretë me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunimin ekonomik.

“Në kuadër të prioriteteve të Qeverisë Rama kemi negociuar një marrëveshje me BERZH për zhvillimin e turizmit në vend. Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptari Zhvillimit dhe do të zgjasë deri në vitin 2025.

Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik. Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh.

Marrëveshja tjetër me BERZH është për të na ndihmuar për përballimin e pandemisë COVID. Synon fuqizimin e funksioneve kryesore të shëndetit publik, fuqizimin e sistemit shëndetësor për rritjen e kapaciteteve për përballimin e COVID-19”, tha Denaj.

Më tej ajo sqaroi ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe EBA që synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

EBA ka dhënë një mbështetje shumë të madhe. Kjo marrëveshje synon konsolidimin e këtij bashkëpunimi në shumë fusha. Së fundmi bashkëpunimi është intensifikuar. zhvillimin e portit të Durrës, investime në fushën e turizmit etj. Janë tre projektligje shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit ndaj shpresoj që Kuvendi t’i miratojë“, tha Denaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV